Bullgaria përmbushi të gjitha detyrimet dhe kërkesat e vendosura para saj për anëtarësim në zonën Shengen. Prandaj, vendi ynë nuk e meriton më të qëndrojë mënjanë dhe është koha për t’u pranuar në Shengen. Këtë e deklaroi kryetari i Kuvendit Popullor, Vezhdi Rashidov, gjatë takimit me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në Strasburg. Ai kërkoi që vendi ynë të mos ndahet nga Kroacia dhe Rumania në rrugën e përbashkët drejt Shengenit. Rashidov falënderoi Roberta Metsola për rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian, me të cilën eurodeputetët edhe një herë bënë thirrje që Bullgaria, Rumania dhe Kroacia të mos pezullohen më për Shengen.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..