Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të kufizojnë konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht në Kiev, Odesa, Sumi dhe Vinica, njoftoi Reuters.
Agjencia vëren se kjo ndodhi në një kohë kur Ukraina po përpiqet të rivendosë sistemin e saj energjetik pas sulmeve ruse. Në Herson, të moshuarit dhe njerëzit e cenueshëm u nxitën të përgatiten për evakuim vullnetar, sepse qyteti është pa energji elektrike dhe ujë pas tërheqjes ruse.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi se nuk kishte asnjë kërcënim të menjëhershëm bërthamor pas bombardimeve të fundit të dielën në termocentralin bërthamor më të madhi në Evropë – Zaporizhie, të pushtuar nga Rusia. Katër ekspertët e IAEA pohojnë se “gjendja e gjashtë reaktorëve është e qëndrueshme. Karburanti i shpenzuar, karburanti i ri dhe mbetjet radioaktive në depo janë të paprekura.” Njoftohet për ndërtesa dhe pajisje të dëmtuara.
Në Twitter, nënpresidenti i Komisionit Evropian dhe komisioner për punët e jashtme, Josep Borrell, i quajti goditjet në centralin Zaporozhie një “aventurë bërthamore ruse” që është e papranueshme dhe duhet të ndalet.
Duke folur për Le Journal du Dimanche, ministri francez i forcave të armatosura Sébastien Lecornu paralajmëroi Kievin se Rusia do të ndryshojë taktikat e saj ushtarake në Ukrainë këtë dimër, duke rritur sulmet ajrore kundër objektivave civile dhe të infrastrukturës në vend të operacioneve tokësore. Sipas Institutit për Studimin e Luftës ISW me bazë në SHBA, në javët e ardhshme, forcat ukrainase do të përpiqen të kontrollojnë Kinburnskaja Kosa, në bregun e majtë të Dnieper, raporton UNIAN.
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të..