Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dorëheqjet e drejtuesve të lartë të policisë pas një tjetër incidenti me emigrantët

Petër Todorov
Foto: Daniella Kostova

Kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme krye komisionari Petër Todorov dhe zëvendësi i tij Stanimir Stanev dhanë dorëheqje, njoftoi Todorov. Shkak u bë një tjetër incident ku një punonjës policie mbeti i plagosur gjatë ndalimit të emigrantëve të paligjshëm. Ai vuri në dukje se çdo ditë policët “me trupat dhe jetën e tyre” ndalojnë valën e emigrantëve dhe se është koha e fundit që vendime legjislative t’i mbrojnë ata. Todorov theksoi se ligji është liberal ndaj biznesit të trafikantëve dhe nga 4000 procedura paraprake të iniciuara në 2 vjet, 175 u dënuan realisht.

Pas një ndjekjeje prej 50 kilometrash, një autobus me 12 emigrantë nga Siria, i drejtuar nga një bullgar me precedentë penalë, pa patentë goditi furgonin e policisë në unazën e kryeqytetit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 korrikun

Të mërkurën , nga mesnata, reshjet dhe rreziku për breshër do të lëvizin nga perëndimi drejt Bullgarisë Qendrore dhe Jugperëndimore. Pas mesditës, vranësirat nga jugperëndimi do të çahen dhe moti do të jenë me diell. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-07-02 7.35.MD
Korman Ismaillov

Korman Ismaillov: Frika e trondit DPS-në

“Frika e tund DPS-në. E kam fjalën për aparatin”. Këtë e komentoi për BNR, Korman Ismaillov, ish-kryetar i organizatës rinore të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Sipas tij, partia, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk..

botuar më 24-07-02 5.01.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti i bëri thirrje NATO-s të mos dërgojë trupa në Ukrainë

Çështja nuk është nëse Ukraina do të anëtarësohet në NATO, por kur do të ndodhë. Përgjigja varet nga fusha e betejës dhe aftësia për të arritur paqen e qëndrueshme, tha presidenti bullgar Rumen Radev në hapjen e Tryezës së 28-të të Qeverisë të..

botuar më 24-07-02 1.41.MD