"Bullgaria do të vazhdojë të luajë një rol kyç në projektet energjetike në rajon dhe të jetë në qendër të ndërveprimit". Kështu tha ministri i еnergjisë Rosen Hristov gjatë Dialogut të parë Ministror për Energjinë – Athinë 2022, organizuar nga ministri grek i еnergjisë Kostas Skrekas. Hristov theksoi përpjekjet e qeverisë së përkohshme për përfundimin në kohë të interkonjeksionit të transmetimit të gazit natyror me Greqinë, por edhe rritjen e kapaciteteve të tij.
Gjatë ngjarjes, Hristov diskutoi me kolegun e tij rumun Virgil-Daniel Popesku mundësinë e ndërtimit të dy hidrocentraleve në lumin Danub. "Të tilla termocentrale ka në Austri, si dhe dypalëshe - në Serbi dhe Rumani. Është koha që Bullgaria të përfitojë nga ky burim natyror. Përveç kësaj, në këtë mënyrë, ne kemi edhe dy ura të reja mbi lumin Danub. “, theksoi Hristov.Qëndrimi i Republikës së Bullgarisë është i qartë. Ne nuk kemi asnjë çështje dypalëshe me Republikën e Maqedonisë. Kryeministri Rosen Zheljazkov e deklaroi këtë nga foltorja e parlamentit dhe kujtoi se javën e kaluar parlamenti miratoi unanimisht një..
Bullgaria do të dërgojë një kërkesë të re për një pagesë të dytë në korrik në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev gjatë kontrollit..
Komisioni i Mbrojtjes së Konkurrencës, Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve po bashkojnë forcat përmes një marrëveshjeje kundër tregtarëve të pandershëm që do të përdorin vendosjen e euros, si dhe periudhën para..
Negociatat për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Rosen Zhelтazkov do të fillojnë pas 9 korrikut, kur miratimi i euros në Bullgari bëhet i..
Gjatë natës , reshjet do të ndalen dhe retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Në orët e mëngjesit, do të formohet mjegull afatshkurtër në fushat..
Të premten para mesditës, vranësirat do të ulen përkohësisht, por pasdite do të shfaqen përsëri retë e shiut. Në shumë zona në gjysmën perëndimore të..