Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi i parë i ekspeditës bullgare u nis për në Antarktidë

Foto: Facebook / Bulgarian Antarctic Institute

Nga Aeroporti i Sofjes u nis grupi i parë i Ekspeditës së 31-të Kombëtare të Antarktidës. Ata do të shkrijnë bazën bullgare në ishullin Livingston në kontinentin e akullt. Në grupin e parë janë inxhinieri mekanik-energjetik Konstantin Nedev, komandanti i bazës “Shën Klementi i Ohrit" dr. Atanas Pelltekov, logjistiku Kamen Nedkov, inxhinieri Petër Sapunxhiev, gjeografi Dr. Temenuzka Spasova, sizmologja Dr. Gergana Georgieva, dermatologu Dr. Ivan Bogdanov, logjistiku Petër Trizlincev, radiologja Viktoria Nedjallkova dhe biologu Atilla Markov.

Për herë të parë këtë vit, anija kërkimore-shkencore ushtarake bullgare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi" do të realizojë një udhëtim historik në Antarktidë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temenuzhka Petkova

Depozitimi i buxhetit të vitit 2025 është shtyrë me një javë

Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..

botuar më 25-02-14 11.53.PD

Presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev janë në Munih për konferencën e sigurisë

Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..

botuar më 25-02-14 9.48.PD

Parashikimi i motit për 14 shkurtin

Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...

botuar më 25-02-13 7.25.MD