Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vepra bullgare në koncertin jubilar të Korit Miks të BNR-së

Kori Miks i BNR
Foto: BNR

Në vitin 2022, Kori Miks i BNR hyri në sezonin e tij të 70-të, i cili vazhdon më 23 nëntor me një koncert në Klubin Qendror Ushtarak. Do të interpretohen vepra nga Apostoll Nikolaev-Strumski, Stefan Mutafçiev, Georgi Popov, Aleksandër Rajçev, Sllavill Dimitrov, Nikollaj Stojkov, Dimitër Ninov dhe të tjerë, si dhe "Misa Katolika Bulgarika" nga Juli Damjanov, me pjesëmarrjen e Georgi Bakërxhiev (daulle ). Solistë në program janë Velisllav Ninov, Vesella Todorova, Viktor Krëstanov, Dimitër Zashev, Nadja Pavllova, Srebrina Mineva - të gjithë janë këngëtarë nga radhët e ansamblit prestigjioz. Shoqërimi i pianos është i Monika Gvozdevës.

Ndër vite, Kori Miks i BNR-së ka dhënë koncerte në Gjermani, Francë, Britani të Madhe, Itali, Zvicër, Greqi, Japoni. Ai mori pjesë në produksione të mëdha operash, koncerte dhe regjistrime nën drejtimin e dirigjentëve të mëdhenj, duke përfshirë Herbert von Karajan, Georges Pretre, Claudio Abbado, Pierre Dervaux dhe të tjerë.

Në vitin 2014, kori i BNR-së u ftua të merrte pjesë në koncertin spektakolar "Europa këndon" në sheshin e Vjenës për datën 9 maj - Ditën e Evropës - një koncert i transmetuar drejtpërdrejt në dhjetëra stacione televizive dhe radio, pjesë e Unionit Evropian të Transmetuesve.

Prej vitit 2016, dirigjente e korit është Ljubomira Aleksandrova, e cila do të drejtojë edhe koncertin më 23 nëntor.

Ja dhe një nga himnet që do të luhet - "Beko shpirtin tim" nga Apostoll Nikollaev-Strumski (1886-1971), kompozitor dhe dirigjent i koreve të kishës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"E vetmuar" - kënga debutuese e interpretueses Maria Mateev dhe grupi KOYANGI

Maria Mateev prezanton grupin e saj KOYANGI dhe këngën e tyre të parë "E vetmuar". Kënga flet për betejat me veten dhe frikën që secili prej nesh përjeton në një fazë të caktuar të jetës. Pas më shumë se një dekade në Korenë e Jugut, Maria..

botuar më 25-04-24 2.45.MD

Dirigjenti i ri evropian Bojan Videnov e konsideron Operën e Sofjes si familjen e tij

Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore -  Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...

botuar më 25-04-24 7.00.PD

130 vjet nga lindja e këngëtares Gjurga Pinxhurova

Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..

botuar më 25-04-18 7.10.PD