Pas diskutimeve të ashpra, deputetët njëzëri pranuan propozimin e GERB-it për krijimin e një Komisioni të Përkohshëm për të përcaktuar të gjitha rrethanat rreth nënshkrimit dhe përfundimit të memorandumit me Gemcorp Holdings Limited dhe IP3 Corporation nga qeveria e kryeministrit Kirill Petkov, njoftoi BGNES. Nga memorandumi, sipas kryeministrit të atëhershëm, priteshin investime prej 1 miliardë dollarësh në energjinë e gjelbër. Sipas “Po e vazhdojmë ndryshimin”, tema nuk është më aktuale, pasi memorandumi u ndërpre dhe po përdoret për të shmangur çështjen reale – se GERB nuk mund të formojë qeveri. Megjithatë, partia e mbështeti krijimin e komisionit “sepse nuk ka pse të frikësohet”.
Qeveria e Petkovit njoftoi se e ndërpreu memorandumin më 20 korrik dhe vendi ynë nuk do të ketë penalitete. “Thjesht e përfunduam sot që kjo temë të zhduket nga hapësira publike”, sqaroi atëherë Petkov. GERB pak ditë më parë deklaroi se ka dokumente që tregojnë se kontrata nuk është e ndërprerë.
Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..
Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” në Veliko Tërnovo, njofton korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Nëse deri tani..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën. Sot, 26 qershor, do të miratohen përfundime pozitive në lidhje me dy..