Vendi ynë po bëhet gjithnjë e më i njohur dhe i popullarizuar si destinacion, me perspektiva të mira për vitin 2023. Kjo u bë e qartë nga një sërë takimesh dypalëshe të ministrit të turizmit Ilin Dimitrov në kuadër të Samitit Global të Liderëve të Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit, i cili zhvillohet në Arabinë Saudite.
Në një bisedë mes Dimitrovit dhe kolegut të tij grek Vasilis Kikilias, u diskutua mundësia e krijimit të produkteve të përbashkëta turistike për konsumatorët nga tregjet e largëta.
Gjatë takimeve të ministret bullgar me përfaqësues të Arabisë Saudite, duke përfshirë edhe Lartësinë e Saj Princeshën Hafa Mohammed Al Saud, u bë e qartë se vendi arab është veçanërisht i interesuar për Bullgarinë si një destinacion me mundësi të pasura për turizmin SPA, me shumë burime minerale dhe male të bukura. Në pranverën e vitit 2023 pritet të nisin fluturimet e para direkte ndërmjet Sofjes dhe Riadit, të cilat do të inkurajojnë shumë fluksin turistik dypalësh.
Anelija Hristova - një eksperte e certifikuar e verës dhe udhërrëfyese turistike, anëtare e Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Verës, i tha BTA për nevojën për të paraqitur dhe ekspozuar më shumë varietete vendase bullgare . Në këtë drejtim, një..
Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..