Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve arriti të kthejë në vendin tonë një fëmijë një vjeç e gjysmë, shtetas bullgar, i braktisur në Ukrainë nga prindërit e tij biologjikë menjëherë pas lindjes. Ata kanë dhënë pëlqimin e noterizuar për birësim. Fëmija do të vendoset në një intitucion të përshtatshëm social, raportoi agjencia.
Argumenti i organit për kujdestari dhe mbrojtje në Kiev që ai të ketë një të ardhme në vendin tonë është se në kushtet e luftës, Ukraina nuk mund të garantojë sigurinë e tij.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur dhe mirënjohëse për të gjitha institucionet dhe partnerët nga sektori joqeveritar se falë përpjekjeve të përbashkëta një fëmijë do të marrë kujdesin e nevojshëm në një mjedis mbështetës dhe të mbrojtur”, komentoi kryetarja e Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, Dr. Teodora Ivanova në Aeroportin e Sofjes.17 shtatori është festa e qytetit të Sofjes, si dhe dita kur nderohen Shenjtorеt martirе: Besa (Vjara), Shpresa (Nadezhda), Dashuria (Ljubov) dhe nëna e tyre Sofia. Qyteti e ka marrë emrin nga bazilika “Shën Sofia”, e vendosur në qendër të kryeqytetit,..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në Sofje - 14°. Një front i ftohtë atmosferik do të kalojë nëpër vend, me vranësira më shpesh të konsiderueshme. Në disa vende nga veriperëndimi në juglindje do të bjerë shi, me reshje..
Përveç përdorimit të fondeve evropiane, përshpejtimi i zhvillimit të objekteve kyçe infrastrukturore mund të arrihet edhe përmes mekanizmave të koncesionit – një instrument që Komisioni Evropian e inkurajon. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në disa zona të..
Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri..
Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev...