Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një pemë Krishtlindjesh po krijon atmosferë festive para Teatrit Popullor “Ivan Vazov”

Foto: BNR

Një pemë Krishtlindjesh e lartë dhjetë metra e vendosur përpara Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje krijon një humor krishtlindjesh për banorët dhe mysafirët e kryeqytetit. Ndezja ceremoniale e dritave të saj mbrëmjen e djeshme u shoqërua me shfaqjen e artistëve të dashur dhe me mapping 3D në fasadën e teatrit. Në prani të aktorëve të njohur dhe qytetarëve të shumtë, kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandakova u uroi të gjithëve shëndet dhe suksese.

Pema e Krishtlindjes është zbukuruar me dekorime stilisti në ngjyrë shampanjë të krijuara posaçërisht për të, drita të ndezura dhe kurora. Aty pranë ka një fron të madh me një kornizë në të cilën fëmijët do të mund të bëjnë fotografi, si dhe një ari të ndezur.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-05 7.40.MD

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..

botuar më 25-02-05 5.56.MD