Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kabineti është gati për masa përkatëse në rast të vetos ndaj Bullgarisë për Shengenin

Kryeministri teknik Gëllëb Donev
Foto: BGNES

Bullgaria i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësimin në Shengen, tha në një konferencë kryeministri në detyrë Gëllëb Donev.

"Kriteret për anëtarësimin në Shengen, të cilat janë tërësisht teknike, janë mbuluar nga Bullgaria qysh në vitin 2011. Kjo është e njohur për të gjithë pjesëmarrësit në zonën Shengen, përfshirë qeveritë e Holandës dhe Austrisë," vuri në dukje kryeministri.

Pas një takimi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e brendshëm Ivan Demerxhiev, ministrin e jashtëm Nikollai Millkov dhe ministrin e drejtësinë Krum Zarkov, Donev tha se ata i kanë rishikuar veprimet e qeverisë së përkohshme në ditët dhe javët e fundit për të siguruar mbështetje nga partnerët evropianë për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen.

“Gjatë takimit u komentuan edhe qëndrimet e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte dhe të kancelarit austriak Karl Nehamer, të shprehura publikisht ditët e fundit”, tha kryeministri. Ai kujtoi se muajt e fundit, me iniciativën e Bullgarisë dhe Rumanisë, janë kryer dy inspektime të Komisionit Evropian, të cilët kanë paraqitur një raport pozitiv.

“Një inspektim i veçantë u krye ditët e fundit edhe nga Ambasada e Austrisë në Sofje. Rezultati është gjithashtu pozitiv. Me keqardhje konstatoj se pavarësisht ftesës, pala holandeze zgjodhi të mos marrë pjesë në këto inspektime”, theksoi Kryeministri.

Qeveria është e gatshme për masa përkatëse nëse Holanda dhe Austria vendosin një veto ndaj anëtarësimit të Bullgarisë në Shengen, theksoi Donev. dhe shprehu shpresën se "arsyeja mund të mbizotërojë" në ditët e mbetura.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 majin

Të shtunën , mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Jugore do të ketë vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra dhe të konsiderueshme. Proceset në rajonet lindore do të jenë më pak intensive. Temperaturat maksimale do të jenë kryesisht..

botuar më 25-05-23 7.40.MD

Influencuesja bullgare e inteligjencës artificiale Ahinora përshëndet eurodeputetët

Influencuesja virtuale bullgare Ahinora bëri debutimin e saj në Parlamentin Evropian duke përshëndetur eurodeputetët. Ahinora është imazhi i parë bullgar, dhe tani një influencuese, e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, njoftoi shërbimi për..

botuar më 25-05-23 6.51.MD

Turizmi bullgar është gati për adoptimin e euros

Ministri i turizmit Mirosllav Borsos zhvilloi një takim pune me homologun e tij kroat Tonçi Glavina në Zagreb këtë javë, njoftoi Ministria e Turizmit. Fokusi i bisedimeve ishte në përfitimet e adoptimit të euros për një nga sektorët më të rëndësishëm..

botuar më 25-05-23 6.32.MD