Pas një sulmi tjetër masiv me raketa ruse mbi objektivat civile ukrainase më 5 dhjetor, zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës Juri Ignat paralajmëroi se një tjetër valë raketore ruse pritet më 6 dhjetor. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panik dhe të përgatiten për evakuim në rast alarmi ajror. Ignat njoftoi se më 5 dhjetor, më shumë se 60 nga 70 raketat ruse të lëshuara u rrëzuan, raporton UNIAN.
Policia kufitare moldaviane zbuloi një raketë pranë kufirit me Ukrainën, njoftoi Ministria e Jashtme në Kishinau. Raketa ra në një pemishte pranë qytetit të Briçani, në kufi me Ukrainën.
Sulmet ruse të 5 dhjetorit pasuan një sulm të suksesshëm me dron ukrainas në bazën ushtarake Engels në rajonin e Saratovit. Aeroporti ndodhet 750 kilometra larg kufirit ukrainas dhe aty ruhen edhe armë bërthamore. Dy bombardues strategjikë Tu95M, të cilët Rusia i përdor për sulme kundër Ukrainës, janë dëmtuar, shkruajnë blogerët ushtarakë rusë. Një dron goditi gjithashtu një aeroport ushtarak rus pranë Brjansk.
Natën e 6 dhjetorit, një dron goditi depot e karburantit dhe shkaktoi një zjarr në shkallë të gjerë pranë aeroportit rus në Kursk, nga ku ngrihen edhe avionët ushtarakë.
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..