Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po apelojnë një ligj kundër shoqatave bullgare në Maqedoninë e Veriut

Foto: BGNES

Shoqata për Miqësi Maqedono-Bullgare në Shkup paraqiti një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut kundër ndryshimeve në Ligjin për Shoqata dhe Fondacione. Ndryshimet ndalojnë themelimin dhe regjistrimin e organizatave me emra të personave të përcaktuar nga ideologjia shtetërore maqedonase si “fashiste” dhe armiqësore. Ndryshimet janë prapavepruese dhe krijojnë pasiguri ligjore dhe kufizojnë të drejtën kushtetuese të qytetarëve për t’u bashkuar,  theksohet në argumentet e kërkuesve.

Shoqatave iu dha një periudhë tre mujore për të rënë dakord me autoritetet për emrat, simbolet, programin, statutet dhe objektivat e tyre. Ndalimet janë të drejtuara drejtpërdrejt ndaj klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër, me emrat e Ivan Mihailov dhe Mbreti Boris III.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

SHBA e pyetën edhe Bullgarinë nëse vendi do të dërgonte trupa në Ukrainë

Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..

botuar më 25-02-18 9.17.PD

Verërat vendase do të konkurrohen me verërat e huaja në "Vinaria 2025"

Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..

botuar më 25-02-18 6.35.PD

“Agra 2025” takon shkencën me praktikën në Panairin Ndërkombëtar në Plovdiv

Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..

botuar më 25-02-18 5.45.PD