12 vende të BE-së, përfshirë Bullgarinë, duan një ulje të konsiderueshme të tavanit të propozuar të çmimit për gazin rus, raportoi Bloomberg.
Ministrat e jashtëm të BE-së kanë takim më 12 dhjetor për të kërkuar marrëveshje për sanksione të reja kundër Rusisë dhe Iranit dhe ndarjen e 2 miliardë eurove për furnizime ushtarake për Ukrainën, raportoi Reuters. Mbetet e paqartë nëse Hungaria do të bllokojë disa nga vendimet, duke përdorur taktikën e përshkruar nga diplomatët si "diplomaci shantazhi" për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi fondet e bllokuara evropiane për Budapestin.
Të dielën, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski zhvilloi bisedime të njëpasnjëshme me presidentët e Turqisë Rexhep Erdogan, të Francës Emmanuel Macron dhe të SHBA-ve Joe Biden. Pas konsultimeve telefonike, Zelenski njoftoi se po vjen një takim i ri i G-7, në të cilin do të jetë e ftuar Ukraina. Zelenski pohon se ai "e ka ndier" dhe është optimist se vendet perëndimore po e marrin pozitivisht formulën e paqes të Ukrainës. Ai shtoi se do të punojë për organizimin e një takimi global për paqen, "i cili do ta bëjë realitet formulën ukrainase për paqen", raportoi UNIAN.Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët Blu” dhe “Bëllgarka”, do të mbështeten përmes projekteve të programit “Mjedisi 2021–2027”, njoftoi..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis 5 dhe 13 tetorit 2025, me pjesëmarrjen e 801 qytetarëve të rritur bullgarë. Nëse në prill..
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka kulturore “Svetlina-1928”. Aktiviteti fillon sot në orën 11:00, në sheshin qendror të fshatit. Programi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do..
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka..
Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat...