Një vlerësim rekord i ulët për punën e parlamentit. Tërheqje e mbështetjes për presidentin nga mbështetësit e “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” – këtë e tregon sondazhi i fundit i agjencisë sociologjike “Trend”.
9% e të anketuarve vlerësojnë pozitivisht punën e deputetëve, 82% kanë vlerësim negativ. 26% janë të kënaqur me punën e qeverisë së përkohshme. Presidenti Rumen Radev miratohet nga 42 për qind e të pyeturve, 46 për qind janë të pakënaqur me të.
GERB mbetet forca e parë politike me 25.8% të preferencave. “Po e vazhdojmë ndryshimin” janë të dytat me 19.2%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) është e treta me 11.6%. Pasohet nga “Vëzrazhdane” me 11.3%. Partia Socialiste Bullgare (BSP) ruan vendin e pestë me 9%. Së fundi, janë “Bullgaria Demokratike” me 7,3% dhe “Ngritja Bullgare” me 4%.Këshilli Atlantik i Bullgarisë u bëri thirrje të gjithë "deputetëve me orientime euroatlantike" të mbështesin kabinetin e propozuar nga GERB-SDS. Në qëndrimin e Këshillit thuhet: “Nëse “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” nuk..
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Duke falënderuar shtetin bullgar për mbështetjen ndaj Kosovës, KonJufca shprehu kënaqësinë për..
Të mërkurën , nga mesnata, reshjet dhe rreziku për breshër do të lëvizin nga perëndimi drejt Bullgarisë Qendrore dhe Jugperëndimore. Pas mesditës, vranësirat nga jugperëndimi do të çahen dhe moti do të jetë me diell. Temperaturat minimale do të..
Parada e XVII e makinave dhe motoçikletave klasike do të mbahet në Parkun Primorski në qytetin bregdetar Burgas ditën e shtunë nga ora 10:30 deri në..
Murgjit e Dalai Lamës mbërritën më 6 korrik në Burgas. Delegacioni nga Fondacioni i Kulturës Himalaja përfshin Lobsang Phuntsok - kryetar, tre murgj..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet..