Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stafi diplomatik vijon grevën dhe protestën

Foto: BGNES

Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme protestojnë në Sheshin e Pavarësisë në kryeqytet në të ashtuquajturin “trekëndësh të pushtetit”. Me aksionin e protestës është shprehur përkrahja për deklaratën e kryeministrit në detyrë Gëllëb Donev, të bërë nga foltorja e Kuvendit, se do të kërkohet ndihmë që së shpejti të arrihet një marrëveshje me shkrim ndërmjet punonjësve grevistë dhe udhëheqjes së Ministrisë.

Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme hynë në grevë më 2 dhjetor, duke kërkuar rritjen e pagave, indeksimin e pagesave për udhëtime pune afatgjata dhe afatshkurtra dhe ndërprerjen e praktikës së uljes së pagës bazë gjatë udhëtimeve të punës afatgjata.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD