Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria u afrua dy hapa më pranë zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare

Foto: BGNES

Kuvendi e refuzoi kandidaturën e Prof. Nikollaj Gabrovskit për kryeministër të vendit. Pro votuan 113 deputetë, kundër 125. Për kandidaturën e Prof. Gabrovskit për kryeministër me mandatin e parë të GERB-SDS votuan GERB, DPS dhe partia “Ngritja Bullgare”, por votat e tyre nuk ishin të mjaftueshme.

Sipas rregullores, kur kandidati për kryeministër nuk miratohet nga Kuvendi Popullor, nuk votohen dy vendimet e radhës për strukturën dhe përbërjen e kabinetit.

Sipas kushtetutës, presidenti do t'ia dorëzojë mandatin e dytë për formimin e qeverisë grupit të dytë parlamentar, partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin". Nëse pas mandatit të tretë nuk formohet qeveria, parlamenti do të shpërndahet dhe do të caktohen zgjedhje të reja.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

74% e mjekëve të rinj zgjedhin Bullgarinë

Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..

botuar më 25-02-23 6.15.PD

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..

botuar më 25-02-22 1.35.MD
Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD