Prodhuesit e drithërave nga rajoni i Dobriçit marrin kredi në masë nga bankat për t'u paguar qiratë pronarëve të tokës. Shkak për këtë është mungesa e tregut dhe ruajtja e drithit bullgar në depo. Në vitin aktual ekonomik, kostoja e prodhimit të drithit është pothuajse dyfishuar dhe çmimi i pritshëm i farërave për vitin 2023 është 40% më i lartë. Në të njëjtën kohë, nuk ka treg për prodhimin bullgar - as për grurin, as për misrin, as për lulediellin, thotë kryetari i Unionit rajonal të Kooperativave Bujqësore në Dobriç, Kirill Komitov.
Sipas tij, nuk ka treg dhe askush nuk blen, kurse çmimet e drithit kanë rënë. Sipas Komitovit, në fillim të vitit të ardhshëm pritet që Ukraina të fillojë import edhe të misrit, gjë që do t'i vështirësojë edhe më shumë prodhuesit bullgarë.Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..
Paradite të së premtes dhe deri në mesditë do të formohet mjegull vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë ditës do të nisë procesi i ndarjes dhe zvogëlimit të vranësirave nga..
Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..
Pretendimet e qytetarëve bullgarë të hetuar për spiunazh në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet me "skalionet më të larta" të pushtetit në Bullgari janë..