Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një person vdiq me Covid gjatë 24 orëve të fundit, rënie në numrin e të sëmurëve të regjistruar

Foto: BGNES

184 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 27 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 64% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 5.8% e 3170 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6% të treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive u ul me 186 në 4378. 52 të infektuar janë shtruar në spitale. 36 prej tyre, ose 69.23%, nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë rritur me 20 në 397. 35 të infektuar mbeten në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë 1 pacient me Covid të konstatuar, i cili nuk ka qenë i imunizuar. Të enjten janë shëruar 369 veta, janë bërë 337 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..

rinovuar më 25-01-23 6.14.MD

Qytetarët protestuan në mbështetje të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”)

Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..

botuar më 25-01-23 3.51.MD
Temenuzhka Petkova

Deficiti buxhetor është 18 miliardë leva (afërsisht 9 miliardë euro)

Gjendja e financave publike është jashtëzakonisht shqetësuese. Sipas ministres së financave Temenuzhka Petkova, deficiti është 18 miliardë leva, prandaj nuk parashikohen kosto për ndërtimin e infrastrukturës. Petkova theksoi se sa më gjatë të mos ketë..

botuar më 25-01-23 3.14.MD