Në Këshillin Evropian në Bruksel, liderët e BE-së miratuan financimin e Ukrainës me 18 miliardë euro në vitin 2023 dhe vendosën paketën e 9-të të sanksioneve kundër Rusisë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka premtuar më shumë ndihmë në përgjigje të parashikimit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski se muajt e ardhshëm do të jenë edhe më të vështirë sesa ajo që ka sjellë lufta në vendin e tij.
"Këshilli Evropian konfirmon gatishmërinë e vet për të mbështetur iniciativat e Ukrainës për një paqe të drejtë. Deri më sot, Rusia nuk ka treguar ndonjë gatishmëri të vërtetë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme," thuhet në dokumentin përfundimtar të takimit. Ai shtoi se BE-ja mirëpret dhe inkurajon përpjekjet për të siguruar përgjegjësi të plotë për krimet e luftës të kryera gjatë agresionit rus në Ukrainë. U rekomandohet autoriteteve evropiane që të vazhdojnë të punojnë përmes ligjit ndërkombëtar për të përdorur asetet e ngrira ruse në BE për të rindërtuar Ukrainën.
Komandanti i përgjithshëm ukrainas Valeri Zaluzhnji tha për “The Economist” se në janar dhe shkurt ai pret një ofensivë të re masive ruse në rajonin e Doneckut dhe kundër Kievit. Ai shpjegoi se pas mobilizimit të 300 000 rusëve, gjysma janë dërguar menjëherë në front, ndërsa pjesa tjetër aktualisht po përfundon stërvitjen intensive dhe është gati të futet në luftë.Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit. Data u zgjodh për shkak të të ashtuquajturit "Aksion i Kjustendillit" nga viti 1943. Atëherë me..
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi kryetari i bashkisë së qytetit Kostadin Dimitrov. Në sondazhin e mbi 284 000 njerëzve nga 82..
Ekziston një tendencë e qëndrueshme drejt uljes dhe kontrollit të presionit të migrantëve, tha për bTV, drejtori i Drejtorisë së Policisë Kufitare, kryekomisioneri Anton Zllatanov. “Kur mora detyrën kishim ditë me mbi 1500 tentativa për të kaluar..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..