Jemi disa orë larg finales së madhe të Botërorit të 22-të të FIFA-s në Katar. Forumi sportiv më popullor pas Olimpiadës e ka shkruar tashmë emrin e tij në histori si kampionati më i shtrenjtë i organizuar ndonjëherë, i pari i organizuar nga një vend arab, hera e parë që forumi u mbajt në dimër dhe i pari në të cilin një ekip arab (ai i Marokut) arriti në ndeshjet gjysmëfinale. Krahas gjithë kësaj, kampionati në Katar u shënua edhe nga një sërë skandalesh – abuzime financiare, organizim jo i mirë në zonat e tifozëve, raportime për ryshfet, kufizime dhe shkelje të të drejtave të njeriut për ta shuar euforinë e futbollit. Pyetja "Cili është çmimi dhe a ia vlen të paguhet?" nxiti një fondacion bullgar të organizojë një fushatë nën moton "A është e drejtë kjo, FIFA?"
Nëpërmjet iniciativës së tyre, fondacioni GLAS dhe agjencia krijuese proof. e përqendrojnë vëmendjen ndaj çështjeve që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shfrytëzimin e migrantëve që morën pjesë në ndërtimin e infrastrukturës për Kupën e Botës e Futbollit 2022 dhe qëndrimin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit ndaj asaj që po ndodh. “Fushata nuk është drejtuar vetëm ndaj komunitetin LGBT, por ndaj të drejtave të njeriut në përgjithësi. Ajo që fshihet pas këtij Botërori janë mijëra jetë njerëzish dhe synimi ynë është të provokojmë një reagim publik për të drejtat që po shkelen”, tha për BNR Simeon Vasilev nga fondacioni GLAS.
“Kupa e Botës do të përfundojë, por problemet nuk do të zhduken. Katari dhe FIFA duhet të jenë përgjegjës”, është shprehur i prerë Simeon Vasilev. Fushata "A është e drejtë kjo, FIFA?" i nxit njerëzit të shpërndajnë 'postimet e duhura' në Instagram dhe Facebook për t'i ndarë me botën duke shënuar @FIFA". Dhe për të arritur më shumë njerëz, gjuha kryesore e nismës është anglishtja.
Përpiloi: Vesella Krësteva Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë. Tradita dikton që dita të jetë plot..
Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cilat mbulojnë vitin 2023, rajoni i Vracës renditet i treti në..
Sipas një tradite shumëvjeçare, të shtunën e fundit të majit, qyteti i Karllovos pret Festën e Trëndafilit, e dedikuar bukurisë dhe luleve, pranverës dhe aromës së trëndafilit të Karllovos. Zakoni i ka rrënjët në fillim të shekullit të..
Në jug nga Ivajllovgrad hasim një nga vendet më të çuditshme në Bullgari – mirë se vini në Mandricë! I themeluar në shekullin e 17-të nga të shpërngulurit..