Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Libri i Artë i Sofjes” është në pritje të përkthyesve të tij

Foto: Ivo Ivanov

Para fillimit të luftërave për bashkim kombëtar (periudha 1912-1918), kryetarët e kryeqytetit bullgar vendosën të përjetësojnë ngjarjet e rëndësishme për qytetin përmes një libri kronikash. Ai quhet "Libri i Artë i Sofjes" dhe sot është ndër ekspozitat më të çmuara në Muzeun e Sofjes. Libri përmban më shumë se 50 faqe, të zbukuruara anash me varak ari, tregon historiania Teodora Meshekova për Radio Bullgarinë dhe shpjegon:

“Libri ka një kopertinë lëkure interesante në formën e një kapaku. Mbi të ka elemente gjeometrike bimore. Në mes është vendosur stema e kryeqytetit në versionin e saj origjinal, krijuar nga Harallampi Taçev. Ruhet në një kuti e gdhendur. Në faqen kryesore është mesazhi i mbretit Ferdinand. Me shkrim dore të rafinuar në bullgarisht, ai përcjell urimet e tij më të mira për qytetin tonë. Ai e quan “Sofja e mençur” dhe përmend bukuritë e saj natyrore. Por në këtë faqe të parë, në pjesën e pasme, është vendosur me germa shumë të vogla, shumë modeste, emri Eleonora. Pa dyshim, kjo është gruaja e tij e dytë - Mbretëresha Eleonora, e njohur për modestinë e saj proverbiale. Faqja tjetër e librit përmban mesazhin e qeverisë së 32-të bullgare, në krye me Ivan Evstatiev Geshov. Libri vazhdon me mesazhe, urime dhe përshëndetje në gjuhë të ndryshme nga përfaqësues të delegacioneve të ndryshme që vijnë në Bullgari në nivel kombëtar ose janë mysafirë të Bashkisë së Kryeqytetit. Ato janë pothuajse në të gjitha, mos të them të gjitha, gjuhët evropiane. Ka një mesazh në hieroglife, në alfabetin arab.”

Në libër janë të shënuara ngjarje të rëndësishme kombëtare dhe të kryeqytetit. Kryebashkiaku më i njohur i qytetit, Inxhin. Ivan Ivanov, e konsideroi të nevojshme të shënonte se në vitin 1937 ftoi Mbret Boris III dhe Princ Kirill për t'u njohur me projektin për planin urbanistik "Musman". Për shkak të luftës, plani nuk u vu në zbatim, por ai paracaktoi zhvillimin e Sofjes edhe në vitet e socializmit. Është shënuar edhe mbledhja solemne e bashkisë me rastin e Marrëveshjes së Krajovës të vitit 1940, kur Bullgaria arriti të rikthente në mënyrë paqësore Dobrudxhën e Jugut.

“Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Bullgarisë dëshmohen nga informacioni për një ekspozitë bamirësie në prag të vitit të ri 1941. Është interesante se ajo i përket të ashtuquajturës Dhoma Gjermano-Bullgare e Tregtisë dhe në libër theksohet se të gjitha të ardhurat nga biletat për këtë ekspozitë do të përdoren për ndihmën dimërore për popullsinë e Sofjes në nevojë. Interesante është firma dhe emri i tregtarit të njohur Stefan Çaprashikov, i cili është kryetar i kësaj dhome nga pala bullgare.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, libri pothuajse nuk u plotësua fare.

“Nga viti 1945 rifilloi plotësimi i librit të kronikave – vazhdon Teodora Meshekova. - Mesazhet dhe nënshkrimet janë kryesisht të përfaqësuesve të Bashkimit Sovjetik dhe delegacioneve nga vendet ish-socialiste. Një moment interesant në vitin 1945 ishte mesazhi i Anton Jugovit, në atë kohë ministër i punëve të brendshme, i cili i jepte këshilla kryebashkiakut dhe kryesisë së bashkisë. Midis tyre është "të ndiqen në mënyrë të palëkundur detyrat e frontit kombëtar, të ruhen marrëdhëniet e shëndetshme midis popullit dhe krerëve të sotëm kombëtar" etj. Ndoshta ndër personat më interesantë që e vizitojnë Sofjen dhe lënë mesazhin e tyre në libër janë kozmonautët sovjetik Valentina Tereshkova dhe Aleksej Leonov. Është interesant fakti se përveç urimeve dhe nënshkrimeve, Leonov vizaton pëllumbin e paqes me të ashtuquajturën kurorë që ka formën e murit, e cila është e pranishme në stemën e Sofjes (kurora në pjesën e sipërme të stemës, e cila përmban elemente të murit të qytetit-shënim i redaktorit)."

"Libri i Artë" përfundoi në vitin 1972, duke përfshirë ngjarjet e dy periudhave të ndryshme – Mbretërinë e Tretë Bullgare dhe komunizmin. Nga ai kuptojmë se Sofja, edhe gjatë Luftës së Ftohtë, u përpoq të ishte një qytet i hapur dhe mirëpriste mysafirë si nga Perëndimi ashtu edhe nga e ashtuquajtura "Bota e Tretë". Studiuesja e librit, Teodora Meshekova, shpreson se do të lexohen të gjitha mesazhet e lëna në gjuhë të ndryshme: “Kam menduar të publikoj ndoshta një botim me foto, por ka aq shumë gjuhë sa një përkthim i mirë me komentin përkatës është një punë e komplikuar dhe e shtrenjtë." Prandaj, kronika e Sofjes nga epoka moderne ende pret përkthyesit e saj. Për momentin, mysafirët e qytetit tonë vazhdojnë të dërgojnë mesazhe në një libër të ri - faqet e tij tashmë janë zbukuruar me filigran argjendi dhe për këtë arsye quhet "Libri i Argjendtë" i Sofjes.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Ivo Ivanov, Muzeu i Sofjes




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD