Presidenti Rumen Radev të mbledhë Këshillin Konsultativ për Siguri Kombëtare për shkak të kërkesës në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë për të reduktuar deri në vitin 2026 emetimet e karbonit me 40 për qind në krahasim me vitin 2019. Për këtë bëri thirrje Deljan Dobrev, kryetar i komisionit parlamentar të energjisë dhe deputeti i GERB, në një diskutim të organizuar nga sindikatat. Sipas tij, kërkesa kërcënon sigurinë tonë kombëtare, sepse “këto 12.5 teravat orë energji elektrike, që nuk do të prodhohen, kapin vlerën e 3.2 miliardë eurove me çmimet aktuale”. Sipas deputetit, fondet përfaqësojnë 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, d.m.th. ekonomia jonë do të tkurret me 4 për qind vetëm për këtë arsye.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..