Para fundit të vitit do të përfundojnë negociatat me Turqinë për furnizimin me gaz, tha për Nova TV ministri në detyrë i energjisë Rosen Hristov. Ai pret që kontrata për përdorimin e rrjetit turk të transmetimit të gazit të jetë të paktën 13-vjeçare. Përmes terminaleve turke të gazit të lëngshëm pritet të shpërndahen rreth 1 miliard metër kub gaz nga SHBA-ja dhe Norvegjia.
Bullgaria do të importojë 30 për qind të vëllimeve vjetore të gazit të përdorur përmes Turqisë. Ne blejmë 30 për qind të tjera nga Greqia dhe pjesën tjetër nga Azerbajxhani, saktësoi ministri. Ky është një diversifikim që do t’i bëjë furnizimet më të sigurta, tha Hristov. Ai shpreson se me tavanin e miratuar nga BE për çmimet e gazit prej 180 euro për megavat orë, çmimet e bursës do të fillojnë të bien.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..