Një sukses i jashtëzakonshëm për Ivan Ivanovin, i cili arriti fitoren e shtatë radhazi dhe triumfoi me titullin tek të rinjtë deri në 14 vjeç në turneun “Orange Bowl” në shtetin e Floridës, në SHBA. Gara është një kampionat botëror jozyrtar i tenisit për talentë nga 12 deri në 18 vjeç.
Në ndeshjen finale, Ivanov nuk la dyshime për epërsinë e tij dhe mposhti Jack Kennedy nga SHBA me rezultat 6:1, 6:3. Kështu Ivanov fitoi titullin me shtatë fitore dhe vetëm një set të humbur.
Në çerekfinale, Ivanov shpëtoi tetë pikë ndeshjeje, ndërsa në gjysmëfinale i dha vetëm një lojë kundërshtarit të tij. Ivanov aktualisht është në vendin e dytë në renditjen U14 të Tenisit të Evropës.Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Pasi u bë e qartë se Federata Bullgare e Peshëngritjes kërcënohej me falimentim për shkak të gjendjes së rëndë financiare, lideri i DPS-Fillimi i Ri Deljan Peevski u takua me kryetarin e federatës Stefan Botev dhe u angazhua për zgjidhjen e problemit. Falë..