Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kremlini shpalli në kërkim një gazetar investigativ bullgar

Hristo Grozev
Foto: BGNES

Gazetari bullgar Hristo Grozev nga sajti investigativ Bellingcat është shpallur në kërkim federal në Rusi, shkruan faqja e Ministrisë së Brendshme ruse, njoftoi TASS. Në korrik, Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse njoftoi në transmetimin e televizionit "Rosija-24" se Grozev ka marrë pjesë në një përpjekje për të rrëmbyer avionët luftarakë Su-24, Su-34 dhe Tu-22 M3, duke u dhënë para me urdhër të Kievit pilotëve rusë.

Grozev është mbajtës i çmimeve të shumta gazetarie për hetime me burime të zbuluara kundër krimet nga shërbimeve ruse dhe i mohon akuzat.Ai ka punuar për faqen belge Bellingcat që nga viti 2015. Në një intervistë me AFP, bullgari i lindur në Plovdiv tha se zbulimet e faqes janë"makthi më i keq i Kremlinit".


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Ndërprerja e dhunës në Lindjen e Mesme kërkon përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare

Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha para gazetarëve në Burgas presidenti Rumen Radev. Kreu i shtetit tregoi se përshkallëzimi i..

botuar më 24-10-01 3.14.MD

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për votim jashtë vendit përfundon në mesnatë

Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..

botuar më 24-10-01 10.16.PD

Bullgarët u evakuuan nga Libani me aeroplan qeveritar, pritet një fluturim i ri

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-10-01 9.43.PD