286 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve u rrit me 213 nga një ditë më parë. Mbi 60.8% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 8.1% e 3525 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6% të treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 135 në 3828. 80 të infektuar u shtruan në spitale. 65 nga të sapopranuarit ose 81.25% nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me 11 në 358. Janë 32 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh vdiqën 7 persona me Covid të konfirmuar. Të gjithë personat e vdekur nuk ishin imunizuar. Të enjten u shëruan 414 veta. Janë administruar 198 vaksina.Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare..
Prokuroria e Qytetit të Sofjes ka ngritur akuzë ndaj ish-ministrit të brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev për keqmenaxhim. Ky është një aneks i kontratës për ndërtimin e sistemit për dokumente të reja personale, të nënshkruar nga Demerxhiev në verën e..
Nëse ngadalësojmë dhe nuk e modernizojmë industrinë tonë, brenda 5-6 vitesh ajo do të jetë ekzotike për tregun evropian të armëve. Kjo është një sfidë e madhe, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në diskutimin "Haga 2025: horizonti para NATO-së..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim..