286 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve u rrit me 213 nga një ditë më parë. Mbi 60.8% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 8.1% e 3525 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6% të treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 135 në 3828. 80 të infektuar u shtruan në spitale. 65 nga të sapopranuarit ose 81.25% nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me 11 në 358. Janë 32 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh vdiqën 7 persona me Covid të konfirmuar. Të gjithë personat e vdekur nuk ishin imunizuar. Të enjten u shëruan 414 veta. Janë administruar 198 vaksina.Partia DSB, një nga formacionet në koalicionin PP-DB, i bëri thirrje Kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, të japë dorëheqjen. Arsyeja është paraqitja e saj në tribunat e Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski”, duke mbështetur ekipin e saj..
Hyrja e plotë e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen forcon ndjeshëm ekonominë e BE-së. Kjo theksohet në një raport të Komisionit Evropian mbi gjendjen e zonës pa kufij, të paraqitur sot. Raportohet se që nga fillimi i këtij viti, të dy vendet..
Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale. Tërmeti u ndje në shkallë të ndryshme në të gjithë Bullgarinë, njoftoi BTA, duke cituar Qendrën..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim..