Foshnja e parë për vitin 2023 në Norvegji është bullgare dhe quhet Amaja. Ajo lindi më 1 janar, 13 minuta pas mesnate, në një periferi të kryeqytetit Oslo, raportoi Nova TV. Amaja u shpall fëmija i vitit, së bashku me një djalë që lindi në të njëjtën minutë në Bergen. Emri Amaja do të thotë “lumturi”, shpjegon babai Kallojan. Ai jeton në Norvegji që nga viti 2009, pasi ka shkuar atje për të jetuar me prindërit e tij. "Këtu standardi është i ndryshëm. Desha që fëmija të rritet këtu, por të vijë në Bullgari për të vizituar të afërmit e tij", tha babai.
Duke qenë Foshnja e Vitit, Amaja do të vizitohet nga Kryetari i Bashkisë së Oslos. Ajo do të marrë pelena falas për një vit dhe të drejtën për të ndjekur falas kopshtin gjithashtu për një vit.Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur me rregullat e reja të qëndrimit në aeroport, të cilat hynë në fuqi më 9 janar. Sipas tyre, në..
Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova nga foltorja e Kuvendit. Ajo shpjegoi se në takimet e..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi se po parashtrojnë një projektligj që parashikon heqjen e monumenteve që simbolizojnë regjimin..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..