Suedia nuk do të iniciojë një votim për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen në Këshillin e BE-së derisa të hiqen kundërshtimet e vendeve që kundërshtojnë anëtarësimin e tyre. Këtë e tha përfaqësuesi i përhershëm i Suedisë në BE, Lars Danielsson, vendi i të cilit mori presidencën e radhës të komunitetit nga 1 janari. Danielsson sqaroi se Suedia nuk ka qenë kurrë kundër pranimit të dy vendeve në zonën e lëvizjes së lirë, por nuk ka asnjë kuptim për ta vendosur këtë temë në rendin e ditës derisa të jetë e qartë se ka një shans të arsyeshëm për të arritur miratimin në Këshill. Presidenca suedeze do të zhvillojë konsultime intensive se si të vazhdohet. Në dhjetor të vitit të kaluar, Austria dhe Holanda bllokuan hyrjen e Bullgarisë në Shengen dhe vetëm Austria bllokoi Rumaninë.
Shumica në parlament hodhi poshtë propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të dëgjuar Ministrin e Punëve të Jashtme Georg Georgiev me rastin e votimit të eurodeputetëve në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili miratoi..
Gara e parë ushtarake ndërkombëtare "Luftëtari më i Mirë" do të mbahet më 25 dhe 26 qershor 2025 në Universitetin UshtarakKombëtar "Vasill Levski" në Veliko Tërnovo. Turneu mbahet nën kujdesin e Shefit të Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov, dhe..
Gjatë natës do të mbajë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të mbajë sërish mot me diell, dhe rreth mesditës e pasdite – me vapë në ultësira dhe fusha. Do të fryjë erë e lehtë, në Bullgarinë Lindore deri mesatare, nga..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..