Në një seancë në Komisionin Parlamentar të Energjisë, ministri në detyrë i energjisë Rosen Hristov njoftoi se Bullgaria po negocion me Rumaninë për furnizimin e gazit natyror pas vitit 2026. Ai saktësoi se tashmë bisedoi me kolegun e tij nga Rumania. Fqinji ynë verior është i gatshëm, nëse ka tepricë, të plotësojë edhe nevojat e Bullgarisë, pasi çështja është për çmimin, shtoi ai, cituar nga BTA. Bullgaria është gjithashtu e gatshme të zhvillojë bisedime të ngjashme me Turqinë, shtoi ministri Hristov. Ai ritheksoi se nuk ka marrëveshje me Turqinë për furnizimin me karburant blu, por vetëm për kalimin përmes tubacioneve turke të sasive të dakorduara nga Bullgaria.
Më 2 shkurt ka edhe një takim në Baku, ku do të diskutohet për furnizimet e gazit nga Azerbajxhani.
Qeveria miratoi marrëveshjen mes “Bullgargaz” dhe kompanisë turke “Botash”Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..