Në një seancë në Komisionin Parlamentar të Energjisë, ministri në detyrë i energjisë Rosen Hristov njoftoi se Bullgaria po negocion me Rumaninë për furnizimin e gazit natyror pas vitit 2026. Ai saktësoi se tashmë bisedoi me kolegun e tij nga Rumania. Fqinji ynë verior është i gatshëm, nëse ka tepricë, të plotësojë edhe nevojat e Bullgarisë, pasi çështja është për çmimin, shtoi ai, cituar nga BTA. Bullgaria është gjithashtu e gatshme të zhvillojë bisedime të ngjashme me Turqinë, shtoi ministri Hristov. Ai ritheksoi se nuk ka marrëveshje me Turqinë për furnizimin me karburant blu, por vetëm për kalimin përmes tubacioneve turke të sasive të dakorduara nga Bullgaria.
Më 2 shkurt ka edhe një takim në Baku, ku do të diskutohet për furnizimet e gazit nga Azerbajxhani.
Qeveria miratoi marrëveshjen mes “Bullgargaz” dhe kompanisë turke “Botash”Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..