Tregtia midis Bullgarisë dhe Hungarisë mund të kalojë 1 miliard euro në vitin 2023, tha ministri i jashtëm në detyrë Nikollaj Millkov në një konferencë për shtyp pas një takimi me homologun e tij hungarez Peter Szijjártó. Ky është një tregues shumë i mirë, tha ministri. U pajtuam që të vazhdojmë ndërveprimin brenda BE-së dhe NATO-së për të arritur një konsensus për të gjitha çështjet, shtoi Millkov.
Szijjártó theksoi se për shkak të fluksit të emigrantëve dhe për shkak të pasojave të sanksioneve kundër Rusisë në tranzitimin e furnizimeve me energji në Budapest, bashkëpunimi me Bullgarinë është i rëndësishëm dhe Hungaria është e kënaqur me bashkëpunimin aktual.
Dy ministrat diskutuan edhe për pranimin e përshpejtuar të Bullgarisë në Shengen. Për miistrin bullgar është realiste që kjo të ndodhë më 1 tetor.
Në një takim të ministrit hungarez me presidentin bullgar Rumen Radev, u diskutuan perspektivat për rritjen e nivelit të diversifikimit duke zbatuar projektin “Unaza e Solidaritetit (STRING)” të iniciuar nga Bullgaria, i cili lejon transferimin e sasive shtesë të gazit natyror në Evropë nga Korridori Jugor i Gazit duke shfrytëzuar infrastrukturën ekzistuese.
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..
348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..