Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov ka mposhtur rusin Aslan Karatsev në raundin e parë të Australian Open. Dimitrov triumfoi me rezultatin 7-6(3), 7-5, 6-2 dhe tani ka 13 fitore dhe vetëm një humbje në raundin e parë në Melburn. Ndër vite, Australian Open është turneu më i fortë i Grand Slam për Grigorin, i cili tashmë ka shënuar fitoren numër 30. Tenisti bullgar ka një gjysmëfinale dhe tre çerekfinale në turne.
Për Dimitrovin po vjen ndeshja me serbin Laszlo Jere, i cili mundi belgun Zizu Bergs. Bullgari nuk ka luajtur ende kundër 27-vjeçarit Jere, i cili renditet i 68-ti në botë. Me një tjetër sukses, Dimitrov mund të përballet me Novak Gjokoviqin në raundin e tretë.Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..
Ditën e parë të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rinj, Vajza dhe Djem në Lima, Bojana Kostadinova fitoi dy medalje. Te vajzat nën 17 vjeç, në kategorinë 49 kilogramë, ajo arriti medaljen e bronztë në dygarësh me 164 kilogramë. Në shtytje me..