Këshilli Kombëtar i BSP-së vendosi t'i japë një mandat kryesisë së partisë dhe grupit parlamentar për të nisur bisedimet me të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament në përpjekje për të formuar një qeveri të rregullt. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media kryetarja e së Majtës, Kornelija Ninova. BSP do t'i ftojë liderët në një takim lidershipi ku do të diskutohen 5 çështje - a ka vullnet politik për të formuar një qeveri të rregullt; çfarë detyrash do t'i caktohen qeverisë; me çfarë afati duhet të jetë; a do të jetë kabinet politik, ekspertësh ose i përzier; çfarë do të jetë formati i vendimmarrjes politike në një konfigurim kaq kompleks. Ajo tha se nesër, më 19 janar, do të bisedojë me partitë. Nuk ka një datë të caktuar për takimin. Palët do të vendosin nëse ai duhet të jetë i përbashkët apo në një format dypalësh. Nuk do të vendosen vija ndarëse, por do të kërkohet ajo që i bashkon forcat politike, siguroi Ninova.
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe pothuajse i qetë. Pas mesditës do të përhapen re me shi. Në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të..
Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare..
Prokuroria e Qytetit të Sofjes ka ngritur akuzë ndaj ish-ministrit të brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev për keqmenaxhim. Ky është një aneks i kontratës për ndërtimin e sistemit për dokumente të reja personale, të nënshkruar nga Demerxhiev në verën e..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në..