Ukraina po përgatitet për takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në bazën amerikane “Ramstein”, i cili zhvillohet sot, më 20 janar. Tema kryesore e takimit është dhënia e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë tanket gjermane Leopard 2. Gjermania është e gatshme të dërgojë tanket, por me kusht që SHBA-ja të dërgojë edhe tanke luftarake Abrams. Megjithatë, është e pasigurt nëse Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë tanke Abrams, pasi motorët e tyre punojnë me një përzierje vajguri që është e vështirë të merret në Ukrainë, ndryshe nga karburanti dizel. Tanket kryesore luftarake gjermane Leopard 2, tanket britanike Challenger 2 dhe makinat luftarake amerikane Stryker dhe Bradley mund të përdoren në kundërsulmin e planifikuar të Ukrainës në fund të dimrit ose gjatë pranverës. Në takimin në Ramstein pritet të diskutohet edhe mundësia e rieksportimit të tankeve gjermane nga vende të tjera, ndonëse deri më tani qeveria e Olaf Scholz nuk ka vendosur për një hap të tillë. Nga ana tjetër, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, nuk përjashtoi mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje gjatë bisedimeve me aleatët perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve mediatike, deri më tani në Berlin nuk është marrë asnjë kërkesë për licencë për rieksportin e tankeve Leopard 2.
Në kuadër të takimit të grupit të kontaktit që koordinon dërgesat në Ukrainë – “Ramstein”, Gjermani, ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov do të bisedojë me përfaqësues të Suedisë dhe Francës për të përshpejtuar procedurat për ofertat e avionëve luftarakë të përdorur.
Në të njëjtën kohë, forcat ruse po përgatiten për një kundër-ofensivë ndaj Ukrainës në shkallë të gjerë duke i përforcuar fortifikimet e tyre. Në punimet e mbrojtjes janë të përfshirë inxhinierë ushtarakë, specialistë për çminimin e territoreve, ndërtimin e fortifikimeve dhe kalimin e pengesave ujore.Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në..
Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Malit të Zi, siguroi presidenti Rumen Radev homologun e tij malazez Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai theksoi se..
Është dhjetëfishuar numri i shkeljeve të zonës me emetim të ulët në qendër të Sofjes, ku u ndalua hyrja e makinave të kategorisë së parë dhe të dytë, tha kryetarja e Bashkisë së Sofjes për ekologji, Nadezhda Bobçeva. Zona u aplikua për muajt..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Industria bullgare e mbrojtjes ka një potencial të madh, dhe duhet ta inkurajojmë atë, tha për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev. Mendoj se..