Me urdhër të kryeministrit Gëllëb Donev, avioni qeveritar “Fallkon” transportoi në Bullgari shtetasin e Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare dhe sekretar të Qendrës Bullgare “Mbreti Boris III”, Hristijan Pendikov, i cili u rrah mbrëmë në qytetin Ohrid. Ai do të marrë trajtimin e nevojshëm në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë në Sofje.
Kryeministri Gëllëb Donev zhvilloi një bisedë telefonike me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski lidhur me rrahjen. Ai dënoi ashpër aktin e rëndë kriminal. Nga ana e tij, kryeministri Kovaçevski shprehu gatishmërinë për hetim të plotë të rastit dhe vënien e autorëve para drejtësisë.
Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..
Partia “Veliçie” njoftoi se sonte nga ora 18:00 po organizon një marsh proteste për shkak të "një manipulimi tjetër zgjedhor që çoi në zëvendësimin e votës së bullgarëve". Procesioni do të fillojë nga monumenti i Mbretit Çlirimtarit..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë..
Duhet të sigurohen urgjentisht 200 milionë leva shtesë (100 milionë euro) për rritjen e pagave në sektorin publik – për këtë insiston Konfederata e..
Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të..