Bullgaria është një aleat absolutisht i besueshëm në NATO. Jam krenare që jemi bashkë në këtë bashkim, tha për bTV ambasadorja amerikane Herro Mustafa, mandati i së cilës në Sofje po përfundon.
“Në Bullgari ka pasur shumë surpriza politike vitet e fundit. Ato janë pjesë integrale e politikës”, tha ajo dhe u bëri thirrje bullgarëve të mos dekurajohen, pavarësisht zgjedhjeve të shpeshta, sepse “populli ka pushtet dhe duhet të kërkojë përgjegjësi nga udhëheqësit e tij”. Sipas Mustafës, korrupsioni mbetet një problem serioz dhe mbrojtja më e mirë është një gjyqësor i fortë, i cili duhet të mbështetet legjislativisht nga parlamenti. Diplomatja theksoi gjithashtu se, pavarësisht marrëdhënieve të veçanta ruso-bullgare, vendi arriti të shpëtojë nga varësia ruse energjetike.
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..