Kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Kornelija Ninova ktheu mandatin e tretë të paplotësuar për të formuar një qeveri.
Pas konsultimeve me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, do të marr vendim për shpërndarjen e Kuvendit të 48-të dhe për një datë për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme, tha presidenti Rumen Radev.
Pas kthimit të mandatit, Ninova tha se po pret një fushatë të vështirë zgjedhore, për shkak të lodhjes së njerëzve nga zgjedhjet dhe apatisë ndaj jetës politike. “Do të presim zgjedhjet dhe do të vendosim se me kë do të jemi partner. Në parlamentin e ardhshëm do të ketë dallime, nuk do të përsëritet në të njëjtin version”, tha liderja e BSP-së. Me rastin e kërkesës për referendum për republikë presidenciale, ajo theksoi se BSP-ja është kategorikisht për një republikë parlamentare.
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..