Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari u zbulua vatra e parë e gripit të shpendëve për këtë vit

Foto: Radio Vidin

Një vatër e gripit të shpendëve u zbulua në një fermë për rritjen e thëllëzave për vezë pranë qytetit Etropole në zonën e Sofjes. Ferma ka një cikël të mbyllur të çeljes dhe mbarështimit. Rreth 25 000 zogj kontaktues dhe vezë të sëmurë do të vriten. Një zonë sigurie prej 3 kilometrash u përcaktuar rreth objektit të prekur, e cila përfshin qytetin Etropole. Në zonën e monitoruar 10 kilometrash ndodhen vendbanimet në komunat e qyteteve Etropole dhe Pravec. Përhapja është e para për vitin 2023.

Agjencia e Sigurisë së Ushqimeve njofton se mishi i shpendëve dhe produktet nga një zonë me një vatër të konstatuar të gripit të shpendëve nuk janë të rrezikshme për konsum nëse respektohen rregullat higjienike për trajtimin termik.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD

Ligj i ri rregullon tregun e kriptoaktiveve në Bullgari

Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..

botuar më 25-06-20 5.32.MD
Drejtori ekzekutiv i “TEC Marica Iztok 2” SHA, Dijan Dimitrov (në të majtë), dhe ministri i energjetikës, Zheço Stankov, gjatë një konference për shtyp në selinë e kompanisë, më 20 qershor 2025

Termocentrali “Marica Iztok 2” do të sigurojë 50% të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë

Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...

botuar më 25-06-20 3.43.MD