Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryetarja e Bashkisë së Kryeqytetit Jordanka Fandëkova: Pas 4 vitesh rrjeti i metrosë së kryeqytetit do të jetë i gjatë 61 km

Jordanka Fandëkova
Foto: BGNES

Deri në fund të vitit, metroja e kryeqytetit do të zgjerohet me nëntë kilometra, njoftoi kryetarja e Bashkisë së Kryeqytetit, Jordanka Fandëkova, në një konferencë në Universitetin e Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë, kushtuar 25 vjetorit të fillimit të përdorimit të metrosë në kryeqytet.

Sipas saj, ndërtimi i nisur bashkë me financimin e siguruar janë një garanci që pas 4 vitesh metroja do të disponojë linja të gjata 61 km, në të cilat do të udhëtojnë çdo ditë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

“Me seksionet e reja, metroja do të arrijë 50% të përqindjes totale të transportit publik”, tha Jordanka Fandëkova. Sipas saj, metroja e kryeqytetit nuk mbetet prapa metrove në kryeqytetet e tjera evropiane.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 13 qershorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 18°. Në Sofje do të jetë 15°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore, do të ketë reshje dhe bubullima..

botuar më 25-06-12 7.40.MD
Momçill Dojçev (majtas)

Këshilli Atlantik i Bullgarisë: Lufta hibride ruse kundër Bullgarisë intensifikohet

Lufta hibride ruse kundër Bullgarisë po intensifikohet, njoftoi në një konferencë për shtypin bashkëkryetari i Këshillit Atlantik të Bullgarisë, Doc. Momçill Dojçev, njoftoi BTA. “Kjo luftë po zhvillohet përmes trollëve, botëve dhe faqeve kërpudha,..

botuar më 25-06-12 4.04.MD

Bullgaria është ndër dhjetë vendet e para në BE për sa i përket rritjes turistike

Të dhënat nga fillimi i vitit e rendisin Bullgarinë ndër dhjetë vendet e para në Bashkimin Evropian për sa i përket rritjes turistike, tha Ministri i Turizmit Miroslav Borshosh në hapjen e forumit “Erlebe Bulgarien/Përjeto Bulgarinë” në kompleksin..

botuar më 25-06-12 2.56.MD