Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është e mundur që Franca t’i sigurojë Ukrainës aeroplan gjuajtës

Emmanuel Macron
Foto: EPA/BGNES

Ukraina mund të marrë armë nga pala franceze, por së pari duhet të deklarojë se çdo armë “nuk do të jetë e një natyre përshkallëzuese” dhe se “nuk do të ketë gjasa për goditje në territorin rus, por do të jetë vetëm në ndihmë të përpjekjeve të rezistencës”. Vetëm në këto kushte Franca do të pranonte të merrte një vendim për të mbështetur palën ukrainase, por pa dobësuar kapacitetet e forcave të armatosura franceze. Kjo u bë e qartë pas bisedimeve mes kryeministrit holandez Mark Rutte dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit.

Në një intervistë të gjerë për agjencinë “Novosti”, zëvendësministri Sergej Rjabkov deklaroi se Moska i përmbush me ndërgjegje dhe plotësisht të gjitha kufizimet sasiore dhe cilësore të përcaktuara në Traktatin për Armët Sulmuese Strategjike. Në të njëjtën kohë, ai akuzoi Uashingtonin për shkeljen e preambulës së marrëveshjes dypalëshe, ku shkruan se palët “po punojnë për të forcuar marrëdhëniet e reja strategjike të bazuara në besimin reciprok, transparencën, parashikueshmërinë dhe bashkëpunimin”. Sipas Rjabkov, vazhdimi i konsultimeve për traktatin është objektivisht i pamundur në një kohë kur “forcat e bashkuara të Perëndimit kanë kaluar tashmë nga një luftë hibride kundër Rusisë në një luftë pothuajse reale”, njoftoi korrespondenti i BNR në Moskë Angell Grigorov.

Ndërkohë, ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Rusi, Lynn Trejsi, dorëzoi letrat kredenciale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe mori zyrtarisht detyrën. Ambasada amerikane në Moskë siguron se ambasadori i ri do t’i kushtojë “vëmendje të veçantë dialogut mes dy kryeqyteteve në një periudhë tensioni të paprecedentë” dhe se do të sigurojë trajtimin e drejtë të të gjithë amerikanëve të ndaluar në Rusi, thekson korrespondenti ynë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radhët në kufijtë midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk janë vetëm problemi ynë

Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..

botuar më 24-09-24 7.18.MD

Në tetor do të propozojnë hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengenin tokësor

Më 10 tetor, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Illva Johanson dhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Hungarisë do t'i propozojnë Këshillit të BE-së që të shfuqizohen kontrollet në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Vendimi për..

botuar më 24-09-24 2.57.MD

Dimitër Gllavçev drejt bullgarëve në SHBA: Ajo që na mungon është uniteti

Kryeministri në detyrë Dimiër Gllavçev, i cili ndodhet në SHBA për Samitin në Nju Jork, në Çikago u takua me biznesmenë, përfaqësues të organizatave të ndryshme, shkollave dhe qendrave kulturore bullgare. Ai përgëzoi përfaqësuesit e komunitetit më të..

botuar më 24-09-24 1.56.MD