Deputetët e Komisionit të Mbrojtjes miratuan në leximin e dytë amendamentet e Ligjit për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura të Bullgarisë për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese të Forcave të Armatosura Bullgare, detyrimeve aleate të vendit tonë në NATO dhe angazhimeve sipas Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bashkimit Evropian. Rregullohen edhe rastet e pjesëmarrjes së forcave të armatosura në përbërjen e formacioneve ushtarake shumëkombëshe gjatë operacioneve, misioneve dhe nismave të tjera ndërkombëtare në territorin e vendit.
Përveç kësaj, ndryshimet rregullojnë menaxhimin operativ, kontrollin kombëtar dhe transferimin e kompetencave për të menaxhuar formacionet kur ato kryejnë detyra në territorin e Bullgarisë. Parashikohen edhe kushtet e pjesëmarrjes së ushtarakëve bullgarë në misionet ndërkombëtare në vendin tonë.
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..