Në 24 orët e fundit u zbuluan 60 raste me koronavirus nga 3198 testime të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. 2 për qind e mostrave rezultuan pozitive. 70 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar kundër Covid.
Në spitale trajtohen 255 të infektuar, prej tyre 33 janë në terapi intensive. 77 për qind e 26 të sapo pranuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. Nuk ka anjë vdekje në 24 orët e fundit me Covid të konfirmuar.
Rastet aktive janë 2756.
Të martën u administruan 84 vaksina kundër Covid. Me imunizim të përfunduar janë 2 075 494 veta.
Më 26 qershor, të gjithë njerëzit në mbarë botën janë të ftuar të marrin një pozitë aktive në luftën kundër përhapjes së varësisë nga droga. Në lidhje me Ditën Ndërkombëtare për Luftën kundër Përdorimit të Drogave dhe Trafiqeve të Paligjshme,..
E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Pasdite në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Në zonat malore dukuritë do të jenë intensive. Temperaturat..
Banka Bullgare për Zhvillim (BBR) po fillon financimin “pa limit” të industrisë së mbrojtjes në vendin tonë. Sipas ministrit teknik të inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov, kompleksi industrial ushtarak është një sektor strategjik për Bullgarinë..
Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga..
Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja..
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë..