Për festën e sotme të madhe të krishtere, Paraqitjen e Zotit tonë Jisu Krisht në Tempull, Mitropolitë Bullgarë dhe Maqedonas shërbyen Liturgjinë e Shenjtë Peshkopale në Kishën Mitropolisë së Plovdivit “Shën Marina”. Kjo është shërbimi i parë i përbashkët me klerikët e Kishës Ortodokse Maqedonase pasi ajo u bë e pavarur, njofton korrespondentja e BNR-së Kremena Daneva.
“Pas një ndërprerjeje 55-vjeçare, dioqezat në fqinjin tonë jugperëndimor dhe vend vëllazëror janë përsëri të lidhura me të gjitha kishat ortodokse”, theksoi Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj, me ftesë të të cilit Mitropoliti i Dibrës dhe Kërçovës Timotei dhe Mitropoliti i Bregalnicës Hilarion janë këtu. Në liturgjinë solemne në kishën “Shën Marina” morën pjesë edhe Mitropolitët bullgarë Antonij, Kiprijan dhe Jakov.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..