Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake (MKHU) në Sofje ka organizuar ekspozitën "Kujtesa për të ardhmen". Me të, muzeu rinovon traditën në fillim të çdo viti të prezantojë disa prej eksponatave më interesante të dhuruara në vitet e mëparshme, një nismë e mirë që u pezullua gjatë pandemisë.
Në ekspozitën e re, figura të rëndësishme të historisë bullgare janë paraqitur pikërisht përmes sendeve të tyre dhe objekteve të marra nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes. Prezantohen ekspozita emblematike, si shënimet e shkruara me dorë të gjeneral-majorit Georgi Abadxhiev, çantë shpine oficeri gjermane nga Lufta e Parë Botërore që i përkiste gjeneralmajorit Marko Nikiforov, shpata të oficerëve nga familja e famshme Kutinçev, një pagure ushtarake marshimi nga Lufta Ballkanike dhe një bajonetë pushke „Manliher“ е paraardhësit të pikturës së betejës bullgare Jaroslav Veshin.
Ndër artefaktet më moderne është një kostum fluturimi dhe shenja e pilotit të Gjeneralit Miho Mihov. Në edicionin e fundit të ekspozitës para pandemisë, në fillim të vitit 2020, u prezantuan para publikut afro 900 artefakte të personaliteteve të njohura bullgare.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake
Krijimi i radhës prej sheqeri i Marija Oztjurk – një maket i Bazilikës “Shën Pjetri” në Romë – na provokoi ta kërkojmë bashkatdhetaren tonë pikërisht në këto ditë të ndritura festive. Edhe pse prej vitesh jeton mes Bullgarisë dhe megapolisit turk..
Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në sheshin "Aleksandër Nevski" në Sofje. Eksponatet janë dorëzuar nga Banka Popullore Bullgare në vitet..
Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të..