Me rastin e festimeve të 85 vjetorit të lindjes së muzikantit dhe kompozitorit të xhazit me famë botërore Milço Leviev, i cili kohë më parë u largua nga ne, një rrugicë e veçantë në Plovdiv do të pagëzohet me emrin e tij. Ndodhet në kodrën e famshme Sahat Tepe, në zemër të Plovdivit. Në këtë zonë nuk ka asnjë ndërtim banimi apo ndërtim tjetër, ndaj ndryshimi nuk krijon asnjë shqetësim administrativ. Administrata bashkiake ka identifikuar hapësirën rreth shatërvanit ekzistues, i cili me shtimin e ndriçimit të duhur mund të shndërrohet në një skenë të vogël për koncerte në ambient të hapur.
Kështu, hapësira e caktuar do të tërheqë dashamirët e xhazit dhe do të bëhet një emblemë e re e Qytetit nën kodra. Do të përcaktohet një vend edhe për krijimin e monumentit të xhazmanit legjendar bullgar. Ideja e parë ishte që monumenti të paraqiste Milço Leviev si një figurë të ulur duke luajtur në piano, në madhësinë reale. Në konkurs do të ftohen skulptorët e Plovdivit, të cilët do të transformojnë për breza me rradhë shpirtin dhe kujtesën e xhazmanit të famshëm.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..
Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..
Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..