Kabineti i pestë zyrtar, i emëruar nga presidenti Rumen Radev gjatë mandatit të tij, nisi nga puna. Ai u emërua pas përpjekjeve të dështuara të Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor për të formuar një qeveri.
Në prag të zgjedhjeve të pesta të parakohshme parlamentare radhazi në dy vitet e fundit, në të cilat bullgarët duhet të vendosin se kujt t’i besojnë qeverisjen e vendit, Agjencia Sociologjike “Ekzakta” publikoi një sondazh për besimin e votuesve te liderët e partive politike të përfaqësuara në parlament. Ai tregon se te data 4 shkurt, mosmiratimi është dukshëm më i madh se miratimi i tyre. Përqindja lëvizet ndërmjet 46 dhe 72 për qind në mesin e 1050 të rriturve të anketuar në 70 vendbanime në vendin tonë. Mosbesimi, lodhja dhe zemërimi duken në përgjigjet e të anketuarve edhe nga BNR, të cilët shprehin emocionet me të cilat dërgojnë në histori Legjislaturën e 48-të të Kuvendit Popullor:
“Po i përcjell me lehtësim sepse nuk arritën asgjë, vetëm u grindën dhe dëshpëruan njerëzit. Jam i zhgënjyer që duhet të shkojmë sërish në zgjedhje, të cilat ndoshta nuk do të jenë të fundit.”
Përsa i përket provave për riformulimin e Kodit Zgjedhor nga çdo Legjislaturë e Kuvendit Popullor dhe pamundësisë së formimit të një kabineti pune, opinioni shoqëror është kategorik:
“Ata e bëjnë këtë sepse askush nuk është i kënaqur me rezultatet e veta. Pas kësaj, fillojnë grindjet mes partive të veçanta, gjë që nuk i lejon ato të bashkohen as rreth prioriteteve të përbashkëta për vendin. Askush nuk dëshiron të punojë për popullin dhe shtetit, por vetëm për të mirën e tij dhe të partisësë tij.”
Edhe pse kishte vendimet e veta historike në fushën e politikës së jashtme, Legjislatura e 48-të e Kuvendit Popullor mbetet në histori kryesisht me vendimin për kthimin e fletëvotimit në letër dhe ndryshimet e mëvonshme në Kodin Zgjedhor, sipas politologut Ivo Inxhov:
“Kjo e fundit ndoshta do të çojë në një rritje të lehtë të votave për GERB dhe DPS. Ka të ngjarë që edhe rezultati i BSP-së të rritet pak. Do të shtohen edhe fletët e pavlefshme, si edhe gabimet në numërimin e votave të zgjedhësve. Megjithatë, një gjë e tillë nuk ka gjasa të lejojë një forcë politike të dominojë përbërjen e re të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor. Fituesi do të ketë nevojë për një partner koalicioni” - është i bindur politologu.
Sa i përket negociatave parazgjedhore, të cilat po i zhvillojnë partitë e majta dhe të djathta, Inxhov është kategorik:
“Përpjekjet për bashkimin e së majtës do të përfundojnë me dështim, sepse jeta politike e këtyre partive dhe lëvizjeve të vogla është ngrirë prej kohësh dhe nuk ofrojnë alternativa të qarta politike. Në këtë fazë, BSP-ja mbetet forca kryesore në këtë spektër politik, çfarëdo që të nënkuptojmë me të majtën në vendin tonë. Koalicioni i mundshëm mes “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgarisë Demokratike” ka potencialin t’i bëjë ata forcën e parë politike pas zgjedhjeve, nëse sigurisht nuk i lejojnë vetes të grinden për listat.
Lufta në Ukrainë, si dhe kontradiktat në marrëdhëniet e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut, nuk duhet të nënvlerësohen si një faktor që mund të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve. Nënshkrimet për një referendum mbi temën “republika presidenciale” dhe “ruajtja e levës bullgare” kanë gjithashtu potencial për të rritur rezultatet e partive që i organizojnë.
“Lloji radikal apo populist i votimit mund të shpresojë për një rezultat më serioz në këto zgjedhje - vëren politologu Përvan Simeonov. - Nëse ka një kërcënim radikal, mund të ketë më shumë mençuri në partitë kryesore. Nëse lufta përshkallëzohet, është më e mundur të preferohet Bullgaria të ketë një lloj qeverisje më të qëndrueshme. Nëse ka ndonjë kërcënim, ai mund të ndikojë për shfaqjen e largpamësisë.”
Është plotësisht e mundur që zgjedhjet e 2 prillit, organizimi i të cilave do t’i kushtojnë shtetit 87.7 milionë leva, të jenë të radhës, pas të cilave nuk do të gjendet asnjë rrugëdalje nga labirinti politik. Megjithatë, nëse gjithçka varet nga pjesëmarrja në votime dhe vullneti i qytetarëve bullgarë për të kapërcyer zemërimin dhe mosbesimin ndaj politikanëve duke ushtruar të drejtën e tyre të votës, mbetet për t’u parë.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BNR, BGNES
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..