Më shumë se 21 000 janë shpallur zyrtarisht të vdekur në Turqi dhe Siri nga tërmetet shkatërruese. Në Turqi viktimat janë mbi 17 600, ndërsa të plagosurit kalojnë 70 000. Sipas të dhënave të fundit janë shkatërruar 6444 ndërtesa. Ekipet e shpëtimit nga dhjetëra vende po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar. 87 orë pas tërmetit të parë të fuqishëm në Malatja, u raportua se një fëmijë u shpëtua nga rrënojat, megjithëse 72 orë pas tërmetit shkatërrues, të mbijetuarit janë të vështirë për t'u gjetur.
Një ekip bullgar vullnetarësh ka gjetur pesë të mbijetuar në qytetin Kahramanmarash, njoftoi Shoqata Kombëtare e Vullnetarëve në Bullgari në faqen e tyre në Facebook. Shoqata konfirmoi për BNR se të mbijetuarit e zbuluar u nxorën nga poshtë rrënojave.
Një nga pesë qentë e shpëtimit që Bullgaria dërgoi në Turqi gjeti një grua të gjallë nën rrënojat në qytetin e Antakias, njoftoi Shërbimi Bullgar i Shpëtimit Malor. Dy jetë u shpëtuan në një operacion të përbashkët mes ekipeve bullgare dhe vendase. Të shpëtuarit janë një fëmijë 4 vjeç dhe një burrë i rritur, njoftoi drejtoria “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Dr. Veselin Jollov, i cili është pjesë e ekipit bullgar, kishte detyrën e vështirë për të asistuar dhe marrë pjesë drejtpërdrejt në një operacion kompleks kirurgjik. Falë veprimeve të tij, viktimës iu dha një shans i dytë në jetë.
Kryqi i Kuq Bullgar ka transferuar 400 000 euro të mbledhura deri më tani për të ndihmuar viktimat në Turqi dhe Siri. Shumat janë 240 000 euro për Turqinë dhe 160 000 euro për Sirinë.
Dy kamionë me ndihma të dhuruara nga fushata Gorata.bg nisen për në Turqi më 10 shkurt. Njëri do të drejtohet drejtpërdrejt në qytetin e dëmtuar të Adanasë, tha për BNR Nikolla Rahnev nga platforma.
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..