Udhëheqësit e BE-së do të kërkojnë të rrisin presionin e sanksioneve ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kështu thuhet në deklaratën e tyre pas samitit të komunitetit në Bruksel. Theksohet se "BE-ja do t'i ofrojë mbështetje të palëkundur Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme", raporton AFP.
Ndihma totale e BE-së dhe vendeve anëtare të saj për Kievin që nga fillimi i konfliktit arrin në 67 miliardë euro, nga të cilat furnizimet ushtarake përbëjnë 12 miliardë euro.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka kërkuar gjatë takimeve dypalëshe me liderët evropianë në Bruksel avionë luftarakë ndërsa vendi i tij përgatitet për ofensivën pranverore të Rusisë. Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se "edhe nëse aleatët evropianë vendosin të dërgojnë avionë luftarakë në Kiev, ata nuk mund të dërgohen në "javët e ardhshme".
Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë në të ardhmen e afërt, duke thënë se kjo do të ishte si “kalimi nga ngasja e një biçiklete në drejtimin e një makine të Formula 1”, raporton Daily Telegraph.
Turneu i Zelenski në Evropë për të kërkuar mbështetje ushtarake vjen në mes të një ofensive të intensifikuar ruse përgjatë gjithë frontit nga Lugansk përmes Doneckut në rajonin e Zaporozhies. Kremlini ka vendosur edhe një herë një afat që ushtria e tij të pushtojë plotësisht territoret e rajoneve të Luganskut dhe Doneckut deri në fund të shkurtit.Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në..
Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Malit të Zi, siguroi presidenti Rumen Radev homologun e tij malazez Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai theksoi se..
Është dhjetëfishuar numri i shkeljeve të zonës me emetim të ulët në qendër të Sofjes, ku u ndalua hyrja e makinave të kategorisë së parë dhe të dytë, tha kryetarja e Bashkisë së Sofjes për ekologji, Nadezhda Bobçeva. Zona u aplikua për muajt..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Industria bullgare e mbrojtjes ka një potencial të madh, dhe duhet ta inkurajojmë atë, tha për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev. Mendoj se..